Arsenali fiton ndaj Burnleyt

Sulmuesi Pierre-Emeric Aubameyang ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 3 me 1 të Arsenalit ndaj Burnleyt, duke iu rikthyer fitoreve pas humbjes nga Southamptoni javën e kaluar, transmeton Kabllogrami.

Gabonezi ka marrë kreun e golashënuesve më të mirë në Angli me 12 golat e shënuara, duke lënë prapa Mohamed Salahun e Liverpoolit me 11 gola.

Burnley tentoi të rikthehej në lojë me golin e realizuar nga Barnes në minutën e 63, por Alex Iwobi u përkujdes për rezultatin përfundimtar 3 me 1 në fund të ndeshjes.

Në këtë takim paraqitje tё mirё pati edhe Mesut Ozil që në ndeshjet e fundit ishte rezervist apo nuk ishte fare as nё bankёn rezervë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment