Arrestohet Wayne Rooney në SHBA

Wayne Rooney është arrestuar për arsye të dehjes dhe sharjeve në aeroportin e Washington D.C në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Kabllogrami.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit aktualisht jeton në SHBA dhe luan për D.C United në Major League Soccer. Ai nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin amerikan në korrik të vitit 2018.

33-vjeçari është arrestuar një ditë pas kthimit nga një event në Arabinë Saudite.

Anglezi është liruar dhe ka paguar gjobën prej 25 dollarëve amerikan më 4 janar të këtij viti.

Lajmi erdhi 15 muaj pas arrestimit në Cheshire të Anglisë në shtator të vitit 2017, për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit, ku si rezultat iu ndalua vozitja për dy vjet. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment