Kina do të pezullojë nga 1 janari, për tre muaj, taksat doganore të vendosura ndaj veturave dhe pjesëve të këmbimit për automjete që importohen nga SHBA-ja, në kuadër të armëpushimit tregtar të vendosur nga dy vendet, njoftoi mbrëmë qeveria kineze, transmeton Kabllogrami
Pekini këtë verë i kishte rritur të drejtat doganore nga 10 në 35%, si reprezalje ndaj rritjes së taksave doganore të dekretuara nga Uashingtoni kundrejt produkteve kineze të importuara në SHBA.
“Pezullimi i të drejtave doganore është një masë konkrete për të aplikuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve”, njoftuan në një komunikatë për media zyrtarë nga qeveria kineze /©Kabllogrami/