Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë Natalya Apostolova, ka takuar deputetët e Listës Serbe, të cilët që nga dje po qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës, me kërkesën që ata ta takojnë komisionerin Johannes Hahn, shkruan Kabllogrami
Pas këtij takimi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se ata do të vazhdojnë të mbeten në Kuvendin e Kosovës përderisa ta takojnë komisionerin Johannes Hahn.
Ndërkaq, duke folur për mundësinë që Hahn të mos i takojë ata, Simiq ka ironizuar se si është e mundur që vetëm dy kate më poshtë të mund të takojë Thaçin e Veselin, e nuk mund të takojë deputetët e Listës Serbe.
Simiq ka thënë se ende është herët të thuhet se ata do ta takojnë ose jo – komisionerin Johannes Hahn. /©Kabllogrami/