Angelina Jolie nuk ndalet në punët humanitare

Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie, ka vizituar një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë. Duhet cekur se në kuadër të punës humanitare në rajonet që kanë pësuar nga luftat dhe janë përballur me kriza humanitare, Angelina Jolie kohë më parë kishte vizituar edhe Kosovën, njofton Kabllogrami.

Aktorja ka shkruar në Amerikën Jugore, konkretisht në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Ylli i Hollywood-it është takuar me punonjësit e ndihmave humanitare, refugjatët venezuelas dhe ka vizituar një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.

Jolie ka vlerësuar Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milion emigrantëve venezuelas dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment