Angelina Jolie në lidhje të re

Aktorja dhe së fundi humaniste e shquar, Angelina Jolie ka pasur një proces të vështirë shkurorëzimi nga aktori Brad Pitt, derisa po flitet se ish-bashkëshortët kanë arritur më në fund një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhe ndarjen e pasurisë, tansmeton Kabllogrami. 

Së fundi thuhet se aktorja e famshme ka nisur një romancë me aktorin Jared Leto, që pritet t’i sjell freski në jetë për faktin se aktoren përveç problemeve martesore, e kanë shoqëruar edhe problemet shëndetësore.

Siç tha një burim për mediat e huaja, çifti po bëhet gjithnjë e më intim dhe megjithëse ata kanë qenë kolegë për shumë vite, në mesin e tyre po lind diçka më e madhe se shoqëria.

Jared dhe Angelina disa javë më parë kanë nisur kontaktin lidhur me një film në të cilin pritet të punojnë bashkë. Jared dëshiron që Angelina të luajë në atë film, kështu që kanë kaluar shumë kohë së bashku. Fillimisht, kjo ishte thjesht miqësore, por më pas Angelina e kuptoi se ndjente emocione të forta për të”, tha burimi. Burimi gjithashtu shtoi se Jared po i ofron asaj mbështetje të madhe emocionale dhe kjo është arsyeja se pse aktorja nuk po lëshon pe nën presion.

Nëse këto deklarata dalin të sakta, lidhja e tyre po përparon mjaft shpejt. Jared është vendosur tek ajo dhe po jeton atje tash disa muaj. Fëmijët e saj, megjithatë, mendojnë se ai është vetëm një mik i mirë, përfundoi burimi. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment