Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së ai ka kërkuar që Ministri i Jashtëm i Serbisë Iviça Daçiq të ndalojë tentimin për të hequr njohjet e Kosovës.
“Daçiq vetë ka udhëtuar në shtetet të cilat kanë bërë tërheqjen e njohjeve. Nuk e kuptoj logjikën prapa kësaj: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është e mënyra e vetme e Serbisë për të futur në BE.
Ai madje duke iu drejtuar Daçiqit, është tallur me punën që po bënë Serbia për të penguar njohjen e Kosovës.
“Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur vetën me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, tha Heusgen.
“Qeveria e Kosovës kërkon të bëhet pjesë e BE’së, si mund që tarifat kundër Serbisë të jenë kundër perspektives evropiane, ndërkohë të mos lejohen produktet e Kosovës në Serbi është gjithashtu kundër perspektives evropiane”. Këtë deklaratë ambasadori, Christoph Heusgen e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.
Ai ka folur edhe kundër arritjes së një marrëveshje me ndryshimin e kufijve, duke e quajtur këtë të rrezikshme.
“Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo ndryshimin e territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për regjionin dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ai. /©Kabllogrami/