“Java Kundër Korrupsionit” ka mbledhur në një vend ambasadorët e huaj nё Kosovё, të cilët nё fjalimet e tyre kërkuan qё luftimi i korrupsionit tё bёhet me vendosmёri dhe zyrtarёt e korruptuar tё dёnohen njёmend nga sistemi i drejtёsisё, e jo siç ka ndodhur deri mё tani, raporton Kabllogrami
Ambasadori amerikan Philip. S Kosnett ka përmendur rastet kur zyrtarët në Kosovë marrin mito dhe abuzojnë me pozitat e tyre. Kosnett ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar.
“Disa zyrtarë marrin mito, punësojnë të afërt dhe abuzojnë me pozitën e tyre për të përfituar vet. Në Kosovë ka zyrtar që e vënë interesin personal para të mirës publike. Qeveria duhet ta dëshmoj që është e gatshme t’i ndëshkoj zyrtarët e korruptuar”, ka rekomanduar Kosnett.
Ambasadori Italian ka thënë se “Asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit e as Kosova. Bashkëpunimi ndërkombëtar është çelës për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit. Transparenca është e domosdoshme. Korrupsioni pengon potencialin ekonomik, luftimi i korrupsionit është thelbësor”,është shprehur ai.
Ndërkohë zv/ambasadori gjerman ka treguar se janë të gatshëm të investojnë edhe 60 milionë euro në Kosovë me kushtin që paratë të mos shkojnë në xhepat e të korruptuarve, raporton Zëri.info.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell përmendi përparimet që ka arritur shteti i tij në luftën kundër korrupsionit.
“Shteti im Britania ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Kosova të merr masat e ngjashme. Nuk vijmë katër vite me radhë për të shpjeguar çka është korrupsioni. Lufta kundër korrupsionit është luftë e kosovarëve. Ka nevojë për trimëri nga zyrtarët”, ka thënë O’Connell. /©Kabllogrami/