Nё rrjetet sociale ka shpёrthyer humori nё lidhje me identitetin maqedonas i cili po kontestohet me tё madhe nga fqinjёt e Republikёs sё Maqedonisё, shkruan sot Kabllogrami
Kjo pёr mё tepёr kur tani, janё detyruar tё ndёrrojnё edhe emrin e shtetit nga ‘Republika e Maqedonisё’, nё atё ‘Republika e Maqedonisё Veriore’, si pasojё e marrёveshjes sё Prespёs me Greqinё, pasi qё Greqia kishte bllokuar pёr dekada proceset integruese tё tyre.
Por sikur kjo mos tё mjaftonte, sё fundi Bullgaria ka shprehur qёndrime me tё cilat e cenon identitetin maqedonas, duke pretenduar se janё bullgarё. Edhe Serbia po ashtu e konteston Kishёn Maqedonase.
Shteti maqedon kёto vitet e fundit nёn udhёheqjen e Nikolla Gruevskit nga subjekti politik VMRO, i cili tash ka ikur nga vendi pёr t’i ikur burgut pёr krimet qё kishte bёrё sa ishte nё pushtet, kishte investuar shuma astronomike tё buxhetit shtetёror pёr ndёrtimin dhe forcimin e identitetit meqedon dhe atё duke e marrё pёr bazament – hiq mё pak se me njё nga figurat mё kulmore tё historisё antike ‘Aleksandin e Madh’.
Shumё popuj nё regjion e konsiderojnё Aleksandrin e Madh si tё tyrin. Kёshtu grekёt e marrin si hero tё tyre, gjithashtu edhe shqiptarёt si pasardhёs direkt tё Ilirёve e shohin Aleksandrin e Madh bashkёkombёs tё tyre, pёr ç’gjё kanё edhe mbёshtetjen e njё numri tё burimeve serioze historike.
Por tash nё rrjetet sociale ka punuar imagjinata e njerёzёve pёr shaka dhe kanё bёrё njё montazh me foto nga filmi pёr Aleksandin e madh, rol tё cilin e luan aktori i famshёm holivudian Brad Pitt, ku ai ‘nё titra’ ‘shan me nёnё’ nё gjuhёn maqedonase dhe nёn tё shkruan se “Aleksandri ishte Maqedon VeriLindor”, pjesё gjeografike kjo e Maqedonisё sё sotme ku jetojnё kryesisht maqedonasit pasi nё pjesёn tjetёr Perendimore (qё kap pjesё edhe tё Jugut dhe Veriut) tё Maqedonisё sё sotme jetojnё shqiptarёt autoktonё. /©Kabllogrami/