Albulena komenton diskutimet e Molliqajt me pushtetin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar fotografitë dhe videon në të cilat ish-kolegu i saj i partisë, Dardan Molliqaj është kapur duke diskutuar me deputetë të pushtetit, transmeton Kabllogrami.

Haxhiu ka shkruar nё profilin e saj nё Facebook, se viti 2018 po mbyllet me deputetët që po tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre.

“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje”, ka shkruar Haxhiu.

“Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimson fillimin”, ka shkruar ajo nё fund tё postimit. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment