Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë për rivalin e tij politik, ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaҫin, i cili aktualisht mbanë detyrën e presidentit të Republikës së Kosovës, se ai i takon të shkuarës dhe nuk ka kurrëfarë të ardhme politike.
“Besoj që bëhet fjalë për një figurë politike e cila është e magjepsur me dinakërinë e vetës dhe unë mendoj që ky është kurthi që ia ka ngritur vetes e në të cilin tashmë ka rënë, pra, besoj që nuk i përket të ardhmes politike të Kosovës, por, gjithsesi i përket të shkuarës”, tha Kurti në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak. /©Kabllogrami/