Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një qytetare

Sot gjatë mbrëmjes ka vdekur një person i gjinisë femër, e moshës 37-vjeçare pasi u godit me veturë. Ky aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku  si pasojë një femër 37 vjeçare ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Me këtë rast po merren njësitet përkatëse. Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment