Kosova prinë bindshëm duke e zënë vendin e parë në Evropë, mirëpo si zakonisht jo për diçka të mirë.
Për dhjetë vite si shtet i pavarur, në vend që të stimulohej me politika zhvillimore ekonomike dhe forcim të sundimit të ligjit, ri-kthimi imediat i rreth 700.000 kosovarëve të shpërngur nga papërspektiva, dhuna dhe represioni serb që kulmoi me krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin serb në luftën e fundit, paria kosovare ka vazhduar madje me ritëm të përshpejtuar zbrazjen e Kosovës nga popullata e saj autoktone shqiptare duke mbytur përspektivat dhe duke vrarë ëndërrat e popullit e rinisë për ndërtimin e jetës së dinjitetshme në Kosovë, duke kutivuar kështu, jashtëzakonisht shumë – krimin e orgranizuar, korrupsionin e nepotizmin ekstrem, me fjalë tjera kapjen e shtetit deri në ngulfatje e zhbërje totale.
Kush është fajtor për këtë theqafje?
Përgjegjësit kryesorë duhet shënuar me emër e mbiemër. Pa dyshim që përgjegjësi kryesor në toplistën e vetëshkatërrimit është presidenti aktual i Kosovës dhe në dy mandate kryeministër që nga dita e shpalljes së Kosovës “shtet i pavarur dhe demokratik”, Hashim THAҪI, i përcjellë nga afër nga Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behxhet Pacolli që e përmbyll këtë top pesëshe të vetshktatërrimit kombëtar.
Përflitet se 370.000 deri 400.000 qytetarë të Kosovës kanë lënë vendit duke ikur nga vendlindja në këto 10 vitet e fundit (që ia kalon edhe politikave shfarosëse të Rankoviqit e Millosheviqit) – nga papërspektiva e imponuar nga Hashim Thaҫi dhe ata që gjenden nën të në toplistë që e ndihmuan në këtë qeverisje (theqafje).
Kosova jonë, ndonëse edhe ashtu e vogël, sipas një publikimi të Eurostatit është në krye të shteteve evropiane të cilat kanë pasur tkurrjen më të madhe të popullsisë në 10 vitet e fundit.
Me 15.4%, Kosova kryeson listën, e cila vazhdon me vendet e tjera si Lituania Letonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia e të tjerë.
Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria është në vendin e nëntë, derisa kjo listë përmbyllet me Moldavinë e cila ka një tkurrje të popullsisë prej 0.9%. /©Kabllogrami/