Abdixhiku premton rregullimin e shpejtë të rrugës përpjetēze në Veternik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në rrjetin social të tij në tweeter ka shkruar se ndërtimi i rrugës që shpien në Veternik në dalje të Prishtinës mund të përfundojë për 40 ditë nga dita e sotme.

Punimet në këtë rrugë ka kohë që janë stërzgjatur nga koha e Qeverisë së kaluar por sipas Ministrit në detyrë Abdixhiku punët shpeson se do të mbyllen për 40 ditë meqë. Kjo rrugë paraqet edhe rrezik për qytetarët por edhe ka shkaktuar jo pak probleme në komunikacionin e dendur të Prishtinës. Abdixhiku ndërkohë poashtu ka shkruar në profilin e tij në tweeter se “Kjo përpjetēze Veterniku ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. 40 ditë. Dita e parë nisi sot.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment