Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët të cilës i ka prirë kreu i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj.
Sipas një njoftimi për media në këtë mbledhje forumet më të larta të AAK-së me votë kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, kjo në raport me procesin e dialogut me Serbinë.
Këto janë tri principet e AAK-së
- Respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit;
- Dialog pa kushte me Serbinë dhe
- Taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë! /©Kabllogrami/