8 Marsi në Prishtinë shënohet me protesta për drejtësi e barazi gjinore

Shumë qytetarë të Republikës së Kosovës i janë bashkuar marshit protestues sot më 8 Mars, në ditën ndërkombëtare të gruas, me moton “Marshojmë, S’festojmë” , për të kërkuar drejtësi e barazi në shoqërinë kosovare.

Me brohorima, marshuesit kanë ndaluar te lapidari “Herionat” dhe aty është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Edhe ne e kemi bërë shtetin”.

Adelina Tërshani, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka thënë se nuk ka arsye për të festuar pasi që, siç tha ajo, gratë sulmohen e vriten nga burrat e shteti hesht, raporton televizioni KTV.

Pjesë e këtij marshi ishte edhe babai i Antigona Morinës, viktimë e bashkëshortit të saj, i dënuar tashmë.

Ndryshe, marshi për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka përfunduar para ndërtesës së qeverisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment