Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë, opozitës. Rama është shprehur se opozita po tenton të hedhë në erë urën e ndërtuar me shumë mund për t’u lidhur me Evropën.
Sipas tij, Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Më tej, kreu i qeverisë ka theksuar se vendi ynë duhet të provojë se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë para ligjit të gjithë si të barabartë, që nga presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra.
“Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian”, është shprehur Rama. /©Kabllogrami/