48 orë në burg për shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan, M.A. nga Peja është ndaluar për 48 orë.

“Në Gjilan, sot, rreth orës 13:20 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues”, thuhet në njoftim.

Në aksident janë përfshirë 10 vetura, një person ka vdekur e 16 të tjerë janë lënduar.

Është prononcuar lidhur me këtë rast edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se kanë koordinuar të gjitha aktivitetet për të përballuar pasojat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qendër të këtij qyteti. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment