21 vjetori i Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e Jasharajve ishte vulë e krijimit të shtetit të Kosovës

Qindra e mijëra qytetarë të Kosovës, por edhe udhëheqës institucionesh më 5, 6 e 7 mars, kanë vizituar Prekazin, për të nderuar sakrificën e komandantit Adem Jashari, dhe familjes së tij.
Heroizmi i familjes është çmuar lart dhe është vlerësuar kthesë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas homazheve, kryeministri i Kosovës ka vizituar kullën e Jasharëve dhe është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UҪK-së, Adem Jasharit.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që të punojnë për avancim të shtetit dhe ushtrisë.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ktheu rrotën e historisë, duke mobilizuar popullin dhe shtuar masovisht rradhët e UҪK-së në luftën kundër okupatorit serb, si dhe fokusimin e vëmendjes ndërkombëtare ndaj çështjes së Kosovës së robëruar.

Për herë të parë kjo epope e lavdishme u shënua duke pasur tashmë të zyrtarizuar Ushtrinë e shtetit të Kosovës.

Në sulmin e forcave barbare ushtarako-policore të okupatorit serb mbi familjen Jashari, u vranë 55 persona, ku më shumë se 20 prej tyre ishin pleq, fëmijë e gra. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment