Ҫfarë moti pritet sot të mbajë në Kosovë e ҫfarë në Shqipëri?

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Për sot indeksi UV paralajmërohet i lartë.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Ndërsa edhe në Shqipëri sot moti do të jetë me diell, por me kalime të vranësirave në relievet malore.

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga rryma ajrore kontinentale të cilat po japin impakt në territorin e Shqipërisë duke mbajtur temperatura të ulëta.

Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 15/30°C

Zonat e ulëta 18/34°C

Zonat bregdetare 19/33°C

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment