Sipas të dhënave të Institutit Hidro-Meteorologjik për ditën e sotme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /©Kabllogrami/