Ёshtë duke u zhvilluar takimi Merkel – Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nisur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, bën të ditur Kabllogrami.

Temë diskutimi pritet të jetë  liberalizimi i vizave për kosovarët dhe dialogu me Serbinë rreth së cilës Haradinaj pritet të deklarohet pas takimit.

Haradinaj, më herët ka zhvilluar takim me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff e Die Grünen.

Hardinaj ka thënë se me deputetët gjermanë ka biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon si dhe për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, vizita e Kryeministrit Haradinaj në Berlin bëhet në prag të takimit të Parisit. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment