Ёshtё mbyllur takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca për media

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Kosovës i kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Federica Mogherini.

“Tanjug” shkruan se pas takimit, është anuluar konferenca për media ku pritej të paraqiteshin kryesuesit e dy delegacioneve, transmeton lajmi.net.

Arsyet e anulimit të konferencës ende nuk janë bërë të ditura por mediat serbe raportojnë se Haradinaj ka refuzuar thirrjet e BE-së për shfuqizimin e vendimit të taksës 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Tema tё konferencës kanё qenë veç tjerash, edhe zbatimi i MSA-sё, si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova për mallrat e Serbisë. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment