AMBASADORI I RI AMERIKAN: FSK USHTRI, HAP I NATYRSHËM

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë dhёnё RTK-së, ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Ushtri me Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse, transmeton Kabllogrami

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ndёr tё tjera, ambasadori Kosnett ka thёnё se disa e kanë keqkuptuar që SHBA-ja tё ketё shtyrë para procesin, për lëvizje të kufirit a shkëmbim të territoreve.

Kosnett, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si rrëfim të shkëlqyeshëm të suksesit.

“Kemi thënë që është rrëfim suksesi për SHBA-në, por ç’është më e rëndësishmja është se është rrëfim i suksesshëm për popullin e Kosovës. Dhe mund t’ju them që në muajt që i kalova në Washington duke u përgatitur për këtë detyrë, u takova me shumë njerëz, nga qeveria, nga Kongresi, si dhe jashtë qeverisë, dhe mendoj se përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës është i palëkundur”, ka thënë Kosnett. “Në fakt, do të thoja se është fushë ku ka konsensus të plotë ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, ndërmjet qeverisë, administratës dhe Kongresit. Të gjithë ndjehen që Kosova është mike shumë e afërt e Kosovës dhe jemi thellësisht të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën”, ka thёnё ndёr tё tjera gjatё intervistёs nё fjalё, ambasadori Kosnett. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë