Ambasadori Gjerman Christian Heldt, thotë se 3 gjëra do t’i ndryshonte menjëherë po të kishte një shkop magjik. Ato janë marrëdhëniet dhe marrëveshja Kosovë – Serbi të kryhet, pastërtia dhe liberalizimi i vizave.
Christian Heldt ka disa muaj që është në krye të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, por assesi nuk po mund të mësohet me ajrin e ndotur të Prishtinës.
Gjatë një interviste për numrin festiv të gazetës “Zëri” diplomati gjerman shprehet se po ta kishte shkopin e famshëm magjik tri gjëra do t’i ndryshonte në Kosovë.
“Që shqiptarët e serbët, sikurse edhe bashkësitë tjera, t’i qaseshin njëri-tjetrit në mënyrë më aktive dhe të arrihet paqe me Serbinë, t’i zhdukë mbeturinat gjithandej dhe të ketë një qasje më miqësore ndaj natyrës e që gjenerata e re të udhëtojë shpejt e pa kufizime në Evropë”, ka thënë Heldt.
Ai ka theskuar se niveli i ajrit të ndotur është shumë i lartë dhe Kosova duhet të investojë më shumë në zgjidhjen e këtij problemi si dhe të koncentrohet në prodhimet e energjisë së ripërtritshme më shumë. Sipas, Ambasadorit gjerman Heldt, në këtë fushë Kosova ka potenciale që ende nuk i ka eksploruar mirë. /©Kabllogrami/