Ambasadori amerikan: Viti 2019 duhet të jetë vit i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi, transmeton Kabllogrami

“Unë mendoj se viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Nëse marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohet, do të bëhet edhe më keq. Nuk ekziston mundësi e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka thënë ambasadori amerikan për Kosev, pёrcjell lajmi.net.

Ai thekson se vendi i tij dëshiron të shohë një “marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve”.

Sipas tij kjo marrëveshje duhet të marrë parasysh edhe shqetësimet dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe e cila nuk mund të shpërfillet.

Ditë më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar dy letra në adresë të Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit përmes të cilave kishte shprehur interesim për përfshirje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

E njeriu që po përflitet si ndërmjetësues është zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer qё ka një përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë