Alma Lama vendos ta thyej heshtjen

Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka vendosur ta thyej heshtjen pas shkarkimit tё saj nga pozita e Ambasadores nё Itali. Alma Lama e cila kishte votuar për ta zgjedhur Hashim Thaçin president, pёr ç’gjё siç spekulohet,  ishte shpёrblyer me postin e ambasadorit nё Itali, ditё mё parё ёshtё shkarkuar nga kjo detyrё me dekret nga Presidenti Hashim Thaçi, bёn tё ditur Kabllogrami

Alma Lama ankohet se ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor.

Lama shprehet nё deklaratё se ka kërkuar nga Ministria (e Jashtme) të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi, ka thёnё Lama

Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore, thotё Alma Lama, duke insistuar nё tё drejta personale qё siç shpreht ajo, i takojnё asaj dhe familjes sё saj.

Nё vazhdim mund ta lexoni tё plotё dhe pa ndёrhyrje redaksionale, Deklaratёn qё para pak momenteve e kishte postuar Alma Lama pёr publikun, nё llogarinё e saj nё rrjetin social Facebook:

Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali

Te nderuar,

Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi.

Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të  me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:

Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit.

Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.

Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor.

Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.

Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore.

Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.

Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.

Unë kam bërë një kontratë katër vjecare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht. Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare.

Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e cdo lloj natyre ndaj emrit tim.

Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino deri ne marrjen e detyres nga ambasadori i ri.

Me respekt, 

Alma Lama, Romë 04/12/2018”.  /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë