Alla serbçe “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur që nga viti 1999”

Propaganda agresive e politikave tё Millosheviqit po vazhdon e njejtё, pa ja hjekur asnjё presje. Mbase pёr faktin se ministёr i propagandёs atёherё ishte presidenti i sotёm serb Vuçiq, i ndihmuar ngushtё po nga njё eksponent i Millosheviqit, i njohur nё Serbi si “Slloba i Vogёl”, pёr faktin se nё atё kohё ishte kryetar i rinisё sё partisё tё cilёn e udhёhiqte Millosheviqi. Ivica Daçiq pёrflitet se ishte koordinatori i fshehjes dhe maskimit tё varrezave masive tё kufomave tё civilёve shqiptarё, tё kryera gjatё luftёs nё Kosovё nga kampanja gjenocidiale serbe nё vitin 1999, qё e shtyri botёn demokratike tё intervenonte nё Kosovё.

Dje, Avioni Civil i Serbisë ka përdorur një gёnjeshtёr – propagandë përmes së cilës ka tentuar ta dëmtojë Aeroportin e Kosovës Adem Jashari. Ata u kanë shkruar mesazhe operatorëve ajrorё në të cilat kanë thënë se Aeroporti i Prishtinës është mbyllur dhe nuk jepen leje për operime të trafikut ajror dhe civil, transmeton Kabllogrami

Të shqetësuar me këtë, kanë qenë operatorët të cilët kanë rezervuar fluturimet e tyre, por këtë e kanë përgënjeshtruar zyrtarët e Aeroportit nga Kosova të cilët janë kujdesur që t’u përgjigjen këtyre mesazheve.

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka thënë dje për Gazetën Express se Avioni Civil i Serbisë po mundohet të shkaktojë pasiguri dhe huti tek operatorët ajror. “Ne jemi kujdesur që … t’i njoftojmë se gjithçka është në rregull në Aeroportin tonë dhe se të gjitha ato janë shpifje (tё Serbisё)”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka shtuar se lejet për operatorët i jep Republika e Kosovёs dhe se është sqaruar çdo keqkuptim të cilin e kanё shkaktuar nga Avioni Civil i Serbisë.

Por sot me një kumtesë, më shumë qesharake se sa cinike, e publikuar sot nga medie serbe, mëton ta bëjë të vërtetë një lajm të rremë të publikuar dje “se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për fluturime civile”, raporton sot, Koha.net.

Kumtesa thotë se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur që nga 6 maji i vitit 1999”.

Sipas saj, ky status i Aeroportit të Prishtinë ende është në fuqi në Serbi.

Kumtesa shton se çështja e normalizimit të trafikut ajror në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të forumeve ndërkombëtare në të cilat Serbi merr pjesë aktivisht.

“Si rezultat i këtyre bisedimeve, në vitin 2014 është hapur shtresa e sipërme e hapësirës ajrore e Kosovës me ç’gjë është lejuar që fluturaket të kalojnë nëpër këtë hapësirë. Në forume po vazhdojnë bisedimet për hapjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore të Kosovës” përfundon kumtesa.

Mbase do rikujtuar Serbinё, se Aeroporti  është vërtetë i mbyllur, por vetëm për Okupatorin Serb qё kreu gjenocid me krime makabre kundёr njerёzimit ndaj civilёve nё Kosovё, ku nuk u kursyen as gratё shtatёzёna e as foshnjet e porsalindura, krime kёto tё papara nё Evropё qё pas luftёs sё dytё botёrore, qё e detyruan botёn demokratike tё ndёrhyjё pёr t’i dhёnё fund fashizmit serb. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë