Albulena e LVV: Kërkesa e Haradinajt për Gjykatën Kushtetuese – një deriҫkë për ta ruajtur pushtetin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas këtij akti.
Haxhiu në një postim të bërë në faqen e saj në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se, Haradinaj ka dhënë dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale, që sipas deputetes arsye e dorëheqjes nuk ishte ftesa e speciales.
“Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shkruar ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja ka theksuar se kthim prapa nuk mund të këtë dhe se duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë.
Haxhiu konsideron se shpresa e vetme për vendin është Lëvizja Vetëvendosje. /©Kabllogrami/