Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qeshur kur është pyetur nga qytetarët live në Rubikon të KTV-së, për raportin me PSD-në.
Kurti, nuk ka dashur të flasë për të kaluarën me ta e për PSD-në. I ka konsideruar si “borë e parvjetme, iku”.
“Ende po flet për ta?”, ka pyetur me humor Kurti.
“Të flasësh për PSD-në është si të flasësh për borën e parvjetme. Të privilegjuarit dolën, prej kur dolën u zvogëlua pabarazia në Vetëvendosje”, ka thënë ai, transmeton koha.net.
Kurti ka thënë se largimi i tyre ishte aksident dhe se “gipsin e kemi hequr para një viti”.
“Ta kesh kryetarin e Prishtinës, e kryetarin e një komune tjetër dhe 12 deputetë … e të mos guxosh të dalësh vet në zgjedhje, është vdekje për së gjalli. Më i guximshëm po del Fatmir Limaj”, tha ai. /©Kabllogrami/