Mjekët po thonë se edhe për dy ditë do të duhet të qëndrojë në kujdesin Intensiv pranë Klinikës Infektive, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai u pranua dje në spital me gjendje shëndetësore jo të mirë. Kurti ka probleme me mushkëri. Ai nuk është i prekur nga gripi sezonal.
Albini po mjekohet në Klinikën Infektive, pas disa komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur me mushkëritë.
Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, ka thënë për gazetën express, se Albini u pranua në spital dje rreth orës 10:00 të mëngjesit. Sipas tij, fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV’së, ishte prekur nga gripi sezonal, por është vërtetuar se pasur ftohje në mushkëri.
Ai sqaroi se Albini është pranuar në spital për shkak të vështirësive në frymëmarrje, porse gjendja shëndetësore e Albin Kurtit është duke u përmirësuar.
“Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa inçizime”, citohet të ketë thënë drejtori i klinikës Infektive, Hamdi Ramadani për gazetën express. /©Kabllogrami/