Alarm shqetësues: Ekspertët e OKB thonë se Shqipëria do mbetet me një milion banorë

Që numri i banorëve në Shqipëri po pakësohet me shpejtësi, ky nuk është një lajm i ri. E njejta katastrofë vlen edhe për Kosovën dhe sidomos për trojet tjera Ilire në të cilat ende jetojnë shqiptarë nën sundimin e huaj. Trendi negativ i tkurrjes masive së shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone s’ka të ndalur. A mendon kush për këtë fenomen tronditës?

Madje disa ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar politikën në vend se me këtë ritëm, do vijë një ditë kur nuk do kenë kë të drejtojnë pasi shqiptarët do kenë ikur ose do kenë vdekur.

Por sa e zymtë është prognoza? Aq e frikshme sa nuk bëhet më.

Një raport i publikuar nga ekspertët e OKB, sipas portalit Watson, tregon prognozën e popullsisë së botës deri në vitin 2100.

Deri në këtë vit, në botë do jetojnë 10.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre do jetojnë në dhjetë vende, mes tyre në Kinë dhe Indi. Madje kjo e fundit do të tejkalojë Kinën për numër banorësh.

Ndër shtetet që do të shtohen më shumë në numër banorësh deri në vitin 2100, rekordin e mban Nigeri, me 608 përqind. Më pas vjen Angola, Tanzania, Somalia e Zambia.

Kurse tek shtetet që do të tkurren më së shumti, rekordin e mban Shqipëria.

Numri i banorëve në Shqipëri deri në vitin 2100 do të ulet me plot 62.2 %. “Në vend të 2.9 milionë banorëve që jetojnë sot, deri në vitin 2100 do mbeten 1 milion banorë, një rënie me dy të tretat,” shkruan agjencia Watson.

Pas Shqipërisë vjen Porto Riko, Serbia, Bosnja, Moldavia, Bullgaria dhe Kroacia./mapo

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë