Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 10.9 milionë euro për implementimin e pakos emergjente fiskale.
Në komunikatën e lëshuar për media nga qeveria thuhet se kjo ka qenë kërkesë direkte nga Kryemnistri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së 32 të qeverisë në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.
Më tej në komunikatë thuhet se “Në harmoni me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka kërkuar nga Qeveria që të aprovojë vendimin për ndarjen e 10,900,000.00 eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e datës 30 mars 2020”.
Ndryshe poashtu në bazë të strukturës shpërndarëse nga totali i mjeteve 9.4 milionë euro janë për Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe 1.5 milionë euro për Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
@Kabllogrami