Admirali i NATO-s për Ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran qё ne duhet ta respektojmё

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, është një vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë, deklaroi sot në Shkup, komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, pёrcjell Kabllogrami

Komentet e tij, admirali Foggo i bëri në një konferencë për mediat në Shkup, pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

I pyetur nga gazetari i AA-së mbi pohimet për formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe ndikimet që kjo mund t’i ketë për stabilitetin e rajonit, Foggo, të cilit komandanti i KFOR-it i jep llogari, tha se “Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre”.

“Nga këtu them se ky është një vendim sovran të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”, ka thёnё Foggo mes tjerash.

Kuvendi i Republikёs sё Kosovёs pritet qё të premten mё 14 dhjetor, t’i miratojë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë