A po e demanton Thaçin, Ministrja e Integrimit Evropian: Taksa nuk është kusht për vizat
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, ku së fundi tha se vendimi për taksën ndaj mallrave serbe, ndërlidhet me çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha ka thënë se nuk ka informacione zyrtare që Bashkimi Evropian ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave ndonëse ka kërkesë të zëshme për pezullimin e saj.
”Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”, tha Hoxha në një konferencë për media, përcjell gazeta express.
”Edhe në takimet që kisha në Poloni lidhur me procesin e Berlinit, në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendojë taksën por nuk është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
“…por kjo është bërë një kërkesë e zëshme sidomos nga SHBA-ja”.
“Rrethanat së paku jo para përfundimit të zgjedhjeve (në BE) s’do të mundë të arrijmë të tregojmë se çka po ndodhë”.
”Ne po synojmë liberalizimin sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në këshillin e ministrave të futet në agjendë”. /©Kabllogrami/