A ekziston vёrtet babadimri: Haradinaj ende beson se para Vitit të Ri do të hiqen vizat

Kur kanё mbetur edhe 13 ditё deri nё vitin e ri, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njёherё është shprehur i bindur dhe optimist qё deri bё fund tё kёtij viti do tё ndodhё liberalizim i vizave, transmeton Kabllogrami

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Evropës, bёn tё ditur lajmi.net.

Pavarësisht se komisioneri Johannes Hahn, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh në vitin 2020, kreu i ekzekutivit thotë se kjo do të ndodhë më shpejt.

“Besoj që shumë shpejt do ta kemi liberalizmin e vizave, në një të ardhme të afërt, jo aq larg sa ka thënë Hahn, po besojmë tash para viti të ri”, deklaroi Haradinaj sot pas mbledhjes së Qeverisë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat për këtë proces dhe se taksa e vendosur nga ana e Qeverisë për mallrat serbe dhe boshnjake nuk ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave dhe se qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të mbesin të izoluar. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë