Ҫfarë moti pritet në Kosovë për pesë ditët në vijim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, transmeton Kabllogrami.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herë-pas-hershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jo stabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /©Kabllogrami/