Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nisur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, bën të ditur Kabllogrami.
Temë diskutimi pritet të jetë liberalizimi i vizave për kosovarët dhe dialogu me Serbinë rreth së cilës Haradinaj pritet të deklarohet pas takimit.
Haradinaj, më herët ka zhvilluar takim me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff e Die Grünen.
Hardinaj ka thënë se me deputetët gjermanë ka biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon si dhe për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Ndërkaq, vizita e Kryeministrit Haradinaj në Berlin bëhet në prag të takimit të Parisit. /©Kabllogrami/